Ambasadori Hovenier takohet me Bislimin, diskutojnë për integrimin euroatlantik të Kosovës

21:01 | 12 Janar 2022

Ambasadori i SHBA-ve, Jeffry Hovenier është takuar sot me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtarë të ambasadës në Facebook, transmeton arbresh.info

Në këtë takim bëhet e ditur se është diskutuar për përkushtimin e SHBA-vë për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Ambasadori Hovenier: “Diskutim produktiv me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe dëshirën tonë të përbashkët për ta parë Kosovën të arrijë marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Lajmet më të lexuara