Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është shprehur se nuk po gjykohet UÇK-ja, por individë që, siç tha ai, po akuzohen për krime të rënda lufte.
Rohde është shprehur se drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme.
“E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo demokraci dhe manifestimi i djeshëm në Prishtinë tregoi një shoqëri civile të lulëzuar në Kosovë. Por dua të ritheksoj: Nuk është UÇK-ja ajo që po gjykohet, por individë që akuzohen për krime të rënda lufte, krime kundër njerëzimit, zhdukje të personave dhe torturë”, shkroi ambasadori në Twitter./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...