Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit, Mark Fleming, ka takuar ambasadorin Ilir Dugolli.
Në njoftimin e lëshuar nga Ambasada e Kosovës në ShBA është treguar se të dy kanë biseduar për partneritetin mes shteteve.
“Ambasadori Dugolli pati kënaqësinë të mirëpriste Mark Fleming, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit në detyrë për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit, në Ambasadë”.
“E uruam për detyrën e re dhe ritheksuam përkushtimin tonë për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, thuhet në njoftim.
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot