Ambasador i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, në “Konferencën vjetore të Prokurorëve”, ka ftuar këta të fundit që të vazhdojnë punën e tyre të pakompromis në luftën ndaj korrupsionit, shkruan arbresh.info.
Delawie bëri të ditur se ka dy prioritete për Kosovën ” ta ndihmojnë Kosovën në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit”.
“E di që nuk jam i vetmi qe them se rezultatet në luftën kundër korrupsionit kanë lënë përshtypje. Populli i Kosovës nuk beson që institucionet e sundimit të ligjit punojnë seriozisht për ta luftuar korrupsionin. Ju nxis të gjithëve që profesionalisht t’i ndjekni penalisht të gjitha rastet e korrupsionit me profesionalizëm dhe përkushtim”, tha Delawie.
Ambasadori i ShBA-së, në këtë konferencë po ashtu ka thënë se rasti i vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq të hetohet me profesionalizëm.
“Për fat të keq prokuroria në veri po sfidohet me presionin që vjen nga rastet e profilit të lartë dhe rasti tragjik i vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Mendoj që është thelbësore që ky rast të kryhet me gjithë profesionalizmin pa marrë parasysh sfidën”, tha ai./arbresh.info/
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...
Të paktën 13 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Kolumbi/ ...
Man Utd i interesuar në yllin e madh të Juventusit