Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, sot ka vizituar ekipin e trajnimit për deminim ku disa ukrainas janë duke u ushtruar.
Ai tha se ishte frymëzuese kjo vizitë, derisa tha se aftësimi i tyre në Kosovë do të jetë i dobishëm kur të kthehen në Ukrainë.
“Ishte frymëzuese të vizitoja ekipin e trajnimit MAT të deminimit dhe pjesëmarrësit ukrainas, të mbështetur nga shoqata bamirëse britanike Friends of Ukraine EOD.
Burrat dhe gratë që kanë marrë pjesë në këtë kurs do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në atdheun e tyre”, tha ambasadori në Tweeter.
Në një zonë të improvizuar të Pejës, ukrainasit mësuan se si mund të asgjësojnë mjetet shpërthyese në vendin e tyre.
Disa prej tyre patën thënë se kur të kthehen në vendlindjen e tyre, aftësi të tilla do të jenë të nevojshme, derisa shfaqen shpresë se lufta do të përfundojë./arbresh.info/
It was inspiring to visit MAT demining to meet the training team and Ukrainian participants, supported by the British charity Friends of Ukraine EOD.
The men and women who have taken part in this course will make a real difference to their homeland.#WestandwithUkraine pic.twitter.com/8qZyuGZbye
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) June 11, 2022
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...