Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Britania e Madhe nuk e kundërshton hapjen e Urës së Ibrit, por tha se kjo duhet të bëhet në kohën dhe rrethanat e duhura.
”Tani, kur është koha e duhur për ta hapur urën?”
”Koha e duhur është kur është e sigurt për ta bërë një gjë të tillë, kur të kemi pasur konsultime të duhura me të gjitha komunitetet në të dyja anët e lumit, për ta qartësuar që ura mund të hapet në mënyrë të sigurt dhe me pranim të mjaftueshëm të komuniteteve, kur e dimë se janë bërë planifikime teknike. Personalisht mendoj se duhet të mendojmë se sa vetura do të na duhen në këtë shtet në kontekst të sfidave mjedisore, të gjitha këto duhen”, tha Hargreaves në Rubikon.
Ambasadori britanik tha nëse ura mbi lumin Ibër do ishte hapur gjatë verës, do të kishte pasur rreziqe të mëdha të sigurisë, derisa vendimin e kryeministrit për të mos e hapur urën e cilësoi si hap pozitiv.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...