Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka dhënë detaje rreth takimit që zhvilloi me kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Bashën, të cilin e ka uruar për postin e ri.
Hargreaves tha se me Bashën kanë rënë dakord për rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt të jetë e mundur.
“Sot u takova me Kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha, për ta uruar për zgjedhjen e tij. Ramë dakord për rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt që të jetë e mundur, duke respektuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Shpresuam që situata të zgjidhet me shpejtësi, në mënyrë që Kuvendi dhe një qeveri e re të vazhdojnë punën thelbësore në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hargreaves.
“Diskutuam gjithashtu për rëndësinë e konsultimit kuptimplotë me komunitetin serb të Kosovës për të siguruar pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqërinë e Kosovës, dhe ramë dakord për një vizion të ardhshëm të një Kosove me mundësi për të gjithë”, shkroi tutje ai.
LEXO EDHE:
Basha priti në takim ambasadorin Hargreaves, e njoftoi për zhvillimet e fundit në vend
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...