Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, pas mbledhjes së nënshkrimeve për zhbërjen e ligjit për Gjykatën Speciale, ka thënë se sonte mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta, njofton Klan Kosova.
“Sonte, mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta”, tha O’Connell në një prononcim për mediat.
Ai tha se i vjen shumë keq kur dëgjon tani një përpjekje për ta hequr ligjin për Specialen për arsye që ai tha se nuk i kupton plotësisht.
“Në atë kohë politikanët kanë shti interesin shtetëror para interesave personale”, tha O’Connell, duke shtuar se tani po i duket që për interesa personale kanë kërkuar që të ndalet procesi i gjykatës./Klan Kosova/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër