Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bajram Qerkinaj.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai shkroi se është thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jetë të Bacës Bajram, derisa shtoi se kërkimi i tij i palodhshëm ishte frymëzues, shkruan Arbresh.info.
E, ndër të tjera potencoi se do të do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur të vërtetë teksa bashkangjiti fotografi të Bajram Qerkinit dhe Mbretit Charles.
“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Bacës Bajram Qerkinaj. Kërkimi i tij i palodhshëm për të vërtetën, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për mijëra familje që ende kanë të dashurit e tyre të pagjetur, ishte vërtet frymëzues. Marrëdhëniet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bacës Bajram kanë qenë gjithmonë të forta, duke përfshirë edhe mbështetjen e drejtpërdrejt nga Madhëria e Tij Mbreti Charles III. Në emër të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Bacës Bajram, dhe të gjithë ata të cilët kanë pasur fatin të punojnë drejtpërdrejtë me të. Veprimtaria e tij do të vazhdojë, derisa ne do të vazhdojmë të punojmë për të gjetur të vërtetën”, shkroi ai./Arbresh.info/
Samiti SEECP në Tiranë, Hasani: Bashkëpunimi rajonal është t...
Ambasada amerikane në Tel Aviv pëson dëme të vogla nga sulme...
Thaçit i vazhdohet sërish paraburgimi në gjykimin për krime ...
Rike Roçi shijon ditët e verës me stil në natyrë – ndan foto...
Dita e tretë e Kupës së Botës për klube, Chelsea përballet m...
“Donte t’i helmonte fëmijët” | Vrasja e shqiptares nga ish b...