Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të Huajt.
Përmes një postimi në facebook, Hargreaves tha se Mbretëria e Bashkuar e mirëpret këtë marrëveshje, e cila sipas tij respekton kornizën ligjore të Kosovës dhe njëkohësisht ofron zgjidhje praktike për komunitetet që jetojnë në vend.
“Mbretëria e Bashkuar mirëpret marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe BE-së për zbatimin e Ligjit për të Huajt. Marrëveshja respekton kornizën ligjore të Kosovës, duke ofruar njëkohësisht zgjidhje praktike që të gjitha komunitetet të jetojnë, punojnë dhe studiojnë ligjërisht në Kosovë pa ndërprerje të shërbimeve”, ka shkruar ai.
Ambasadori britanik gjithashtu ka mirëpritur angazhimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për zbatimin e ligjit dhe për koordinim të ngushtë me European Union dhe me komunitetin serb në Kosovë për çështjet që e prekin këtë komunitet.
“Ne mirëpresim zotimin e kryeministrit Kurti për të zbatuar ligjin dhe planet e ardhshme që prekin komunitetin serb të Kosovës në koordinim të ngushtë me BE-në dhe komunitetin”, ka shkruar ambasadori Hargreaves.
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...
Izraeli thotë se ka nisur operacione tokësore në Liban
Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u rrëzua nga një lartë...
Rüdiger: Nëse do ta fitosh Championsin, duhet të përballesh ...
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...