Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në Kosovë, është deklaruar për media ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Nicholas Abbott.
Ai ka porositur me këtë rast të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin nesër për të votuar dhe ta bëjnë këtë me shpresë dhe kurajë.
Njëherësh, diplomati britanik ka bërë të ditur se vendi i tij nuk mbështet asnjë parti politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme ditën e diel.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Sot nuk jam në Prishtinë, dhe kjo është një mundësi e mirë për mua që të flas me njerëz për të drejtën e shprehjes së lirë. Shembulli më i mirë i kësaj është liria e juaj që nesër të zgjedhni lidershipin e Kosovës.
Mbretëria e Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike ose kandidat; por ju përkrah juve dhe të drejtën tuaj për të votuar të lirë dhe pa kërcënime.
Është lehtë të jesh skeptik dhe cinik. Të mendoni që vota e juaj nuk ka rëndësi dhe nuk do të bëjë ndonjë ndryshim. Kjo nuk është e vërtetë, sepse në çdo demokraci, akti i votimit, i pjesëmarrjes, i zgjedhjes ose ndryshimit se kush do të ju udhëheq, ka rëndësi.
I inkurajoj të gjithë personat me të drejtë vote që të votojnë nesër, dhe ta bëjnë këtë me shpresë dhe kurajo.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...