Ambasadori britanik në Kosovë, RuairíO’Connell ka kritikuar ashpër punën jo efikase të sistemit të drejtësisë në raport me luftimin e korrupsionit në vend.
Në tryezën e organizuar sot nga Instituti i Kosovës për Drejtësi me titull “Luftë për luftën kundër korrupsionit”, O’Connell, tha se është koha kur organet e drejtësisë të guxojnë të ndjekin të korruptuarit, dhe që pasuritë e fituar në mënyrë të paligjshme të sekuestrohen.
“Të gjeturat e raportit tregojnë se për veprën e korrupsionit të akuzuarit i takojnë nivelit të ultë, e ka rrallë raste kur ndaj personave të profilit të lartë janë ngritur aktakuza. Madjeedhe kur dënohen në gjykata personat e tillë ose nuk dënohen ose dënohem me kusht, edhe pse konstatohet se dëmet e shkaktuara kapin shumën milionshe”, është shprehur ambasadori britanik në Kosovë, RuairíO’Connell.
Ambasadori britanik përmendi si dështim të sistemit të drejtësisë edhe arratisjen e dy të dënuarve të rastit “Medicus” dhe lirimin nga akuza për krim të organizuar të ish-kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, nga Gjykata Themelore e Prizrenit.
“Edhe kur shqiptohen dënimet, individë të caktuat gjejnë mënyrën për të ikur nga Kosova e madje marri pjesë edhe në ahengje të ndryshme. Shembull për këtë janë edhe dy të dënuarit e rastit “Medicus”, Lutfi dhe Arban Dervishi, të cilët u dënuan me nga 8 vjet burgim, por nuk e vuajnë dënimi për shkak se gjetën mundësinë për t’i ikur drejtësisë në Kosovë. Kemi rastin e fundit të Nuhi Ukës, ku shkeljet e afateve ligjore ia mundësuan atij të mos dënohet, për shkak të parashkrimit të veprave penale të korrupsionit”, u shprehë ambasadori britanik.
Kjo sipas tij, është shokuese dhe e pa pranueshme, dhe një gjë e tillë nuk mund të gjejë vend në një vend që dëshiron të arrijë standardet evropiane.
O’Connell edhe një herë ua rikujtoj qytetarëve të Kosovës se luftimi i korrupsionit është kusht për liberalizim e vizave. Ai tha se shteti britanik do të ndihmoj sistemin e drejtësisë në Kosovë, por nuk mund të kryej punën e tyre. / Gita Lushi Arbresh.info/
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...