Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në njëvjetorin e rënies në krye të detyrës së rreshterit Afrim Bunjaku, ka bërë homazhe para varrit të tij.
Ai, sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar nga një grup terroristësh serbë në Bajnskë, e vlerëson si ngjarje tronditëse.
Me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se i bën homazhe profesionalizmit dhe trimërisë së Policisë së Kosovës për aksionin e tyre për rikthimin e rendit më 24 shtator 2023, si dhe prokurorëve të Kosovës për punën e tyre paciente në zhvillimin e aktakuzës.
“Britania e Madhe vazhdon të kërkojë që autorët e këtij sulmi, përfshirë Milan Radoiçiqin, të kapen dhe të sillen para drejtësisë. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Serbisë që të marrë masat e nevojshme për të siguruar që kjo të ndodhë sa më parë”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...