Ambasadori i SHBA-së në Begorad, Anthony Godfrey, është shprehur i kënaqur me zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për targat.
Godfrey, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se tash është koha për t’u fokusuar që të gjendet zgjidhja afatgjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“I kënaqur që shoh zbatimin besnik të marrëveshjes së arritur në Bruksel. Liria e lëvizjes dhe tregtia është fondamenti i integrimit ekonomik dhe mirëqenies në rajon. Tani ne duhet të fokusohemi tek një zgjidhje e qëndrueshme”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...