Ambasadori amerikan në Kosovë shprehet i nderuar me pjesëmarrjen e Osmanit dhe Kurtit në funeralin e Albright

11:00 | 28 Prill 2022
A Z

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, po ndjehet i nderuar me pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Washginton, në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares Madeleine Albright.

Kjo sipas ambasadorit amerikan, meqë Albright, tha kontribut për lirinë dhe pavarësin e Kosovës.

”I nderuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministër Albin Kurti, me praninë e tyre në funeralin e djeshëm, teksa ata bënë homazhe për Madeleine Albright, për kontributet e saj të shumta për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, shkruan Ambasada Amerikane në Twitter./arbresh.info/