Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott , ka deklaruar se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia t’i japin fund konfliktit të viteve të 90-ta.
Scott përmes një postimi në Twitter, bëri thirrje që Kosova dhe Serbia t’i japin hov dialogut që do të çonte në një marrëveshje finale mes dy vendeve.
“Ka ardhur koha që t’i vendoset pika konflikteve të viteve të 90-ta. I bëjë thirrje Kosovës dhe Serbisë që sa më parë që është e mundur të rifillojnë dialogun të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe të përmbahen nga marrja e hapave që do të pengonin arritjen e një marrëveshje”, ka shkruar Scott.
https://twitter.com/usambserbia/status/1161249565124759552?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1161249565124759552&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fambasadori-amerikan-kosova-dhe-serbia-te-permbahen-nga-vendimet-e-njeanshme-koha-per-marreveshje%2F
Kjo deklaratë e ambasadorit Scott, vjen pas deklaratës të lëshuar dje nga vendet e Quintit të cilat kërkuan nga Kosova dhe Serbia që të kthehen në tavolinën e bisedimeve.
Si pjesë e kësaj kërkese ndaj Beogradit dhe Prishtinës, ambasadat kryesore kanë kërkuar edhe heqjen e taksës nga Kosova, si dhe ndalimin e propagandës së Serbisë në arenën ndërkombëtare kundër Kosovës. /Telegrafi/
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...