Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, aktualisht është në takim me presidentin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
AKR është në koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe të njejtën ditë lideri i LDK-së është ftuar në takim edhe nga kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, për të folur rreth mundësisë së një bashkëpunimi politik.
Deri më tani AKR-ja i ka vënë vija të kuqe PAN-it.
Të shtunën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e dala nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Ky vendim i hapi rrugë edhe formimit të koalicioneve pas zgjedhore dhe konstituimit të institucioneve të reja.
Ngjarjen mund ta ndiqni LIVE në videon më poshtë./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1476967262368361/
Hoxha takim me Kaja Kallas: Shqipëria, aleat i besuar për si...
Sheshi i Vlorës do e mbajë emrin e komandantit legjendar Ade...
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...