Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka pritur në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Rainer Semet. Në takim është vlerësuar raporti i shkëlqyer mes dy shteteve, ndërsa është dënuar agresioni rus ndaj Ukrainës.
“Takim mjaft përmbatësor me z. Rainer Semet, deputet në Bundestag nga FDP dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme. Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve tona dhe vlerat e përbashkëta që ndajmë ishin në qendër të bisedës tonë. Republika e Kosovës bashkë me shtetet tjera demokratike vazhdojnë të mbesin burim i stabilitetit.Agresioni rus ndaj Ukrainës dhe vuajtet e fëmijëve ukrainas janë për deputetin Ramet një përjetim i njëjtë me vuajtjet e fëmijëve te zhvendosur dhunshëm nga Kosova, ku këtyre të fundit i kishte dalë në ndihmë gjatë viteve ’90 në Stuttgart dhe në landin e Baden-ëürttembergut” shkruan Ajeti në njoftim./arbresh.info/
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës