Nicholas Abbott, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se është krenar që ushtarët Britanikë vazhdojnë të mbështesin paqen në Kosovë dhe rritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Abbot ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mbesin miq dhe parnerë të ngushtë.
“Sot, në 21 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, pata nderin e madh që së bashku me nënkolonelin Martin Broëning të vendosim lule në memorialin për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë në vitin 1999. Martini ishte mes trupave të para Britanike që hynë në Kosovë 21 vjet më parë, kështu që ky ishte një moment i veçantë për të, që i rizgjoi kujtime të atyre ditëve vendimtare. 21 vjet më vonë, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mbeten miq dhe partnerë të ngushtë. Jam krenar që ushtarët Britanikë vazhdojnë të mbështesin paqen në Kosovë dhe rritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si edhe per rolin që Martin luan sot si këshilltar i Komandantit të FSK-së”, tha ai.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...