Në kuadër të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit” Katarina Stoker, nga Ambasada Zvicerane në Kosovë, ka kërkuar që organet e drejtësisë ta konfiskojnë pasurinë e paligjshme të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe atë t’ua kthejë qytetarëve të Kosovës. Njohësit e çështjeve të drejtësisë konsiderojnë se gjyqësorit në Kosovë i mungon vullneti për ta bërë një gjë të tillë.
Ambasadat e huaja në Kosovë edhe një herë tjetër kanë kërkuar që organet e drejtësisë ta konfiskojnë pasurinë e paligjshme të zyrtarëve të shtetit.
Në 10 vjetorin e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, ndër të tjera përfaqësues diplomatikë në Kosovë u shprehën se populli i Kosovës është viktimë e zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilët në mënyrë të jashtëligjshme kanë përfituar në kurriz të tyre. Kështu theksoi përfaqësuesja nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, Katarina Stoker, e cila shtoi se kjo pasuri duhet t’u kthehet qytetarëve.
“Korrupsioni nuk është vetëm çështje etike, por prek në mënyrë sistematike jetën e njerëzve. Kosova deri tash ka pasur sukses të kufizuar në sanksionimin e rasteve të korrupsionit. Pra e kemi një numër të vogël të konfiskimit të pasurisë, zyrtarët përfitojnë nga pasuria e përfituar nga krimi. Është imperativ që pasuria e vjedhur ose e fituar në mënyrë të paligjshme të konfiskohet dhe t’u kthehet qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo.
Njohës të çështjeve të drejtësisë në vend vlerësojnë se nuk ka vullnet nga organet e drejtësisë të hetohen dhe të konfiskohen pasuritë e zyrtarëve të lartë të shtetit, për shkak të lidhjes së tyre me politikën dhe me pushtetin./Zëri
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...
Kreu sulm me armë ku ndodhej Donald Trump/ Autori, mësues dh...
Eurodeputeti holandez shpreson për sinjale pozitive nga pesë...
Sulmoi një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
“Do të ishte e jashtëzakonshme” – Fernandes dëshiron ta kuro...