Dimal Basha u zgjodh dje kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Basha i LVV-së u zgjodh me shumicë votash, pasi emri i tij u propozua dy herë, shkruan IndeksOnline.
Zgjedhjes së tij në këtë pozitë i është gëzuar Ambasada e Italisë në Kosovë, që ka porositur vijimin tutje në formimin e institucioneve, pas bllokadës disa-mujore.
“Ne mirëpresim zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës dhe presim me padurim konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejtë të qeverisë” thuhet në reagimin e Ambasadës italiane.
Kujtojmë se edhe Ambasada gjermane dhe ajo britanike e përshëndetën dje emërimin e Bashës për kryekuvendar.
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit