Të shtunën, më 4 qershor 2016, Ambasada Gjermane për të nëntën herë me radhë do të organizojë turneun e saj të futbollit, me ç’rast në stadiumin e qytetit në Prishtinë do të ndeshen ekipet e ministrive të Republikës së Kosovës, organizatave ndërkombëtare, ambasadave dhe zyrave ndërlidhëse, njofton kumtesa nga Ambasada.
Janë gjithsej 16 ekipe, të cilave iu duhet të tejkalojnë sfidën për të fituar titullin.
Këtu bëjnë pjesë ekipet e institucioneve vijuese pjesëmarrëse: Agjencia e Privatizimit të Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit, Ambasada Amerikane, Ambasada e Zvicrës, Ambasada Gjermane, FC Prishtina, Koha Ditore, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit hapësinor, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Policia e Kosovës, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Zyra e BE-së në Kosovë.
Turneu do të hapet zyrtarisht në orën 09:30 me një marsh të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse dhe fjalën përshëndetëse të atasheut politik z. Marten Menger në stadiumin e FC-Prishtinës.
Loja zhvillohet në fushë të vogël në katër grupe me nga katër ekipe. Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen ndërmjet orës 10:00 dhe 14:55. Çerekfinalja, gjysmëfinalja, ndeshja për vendin e tretë do të mbahet ndërmjet orës 15:15 dhe 18:20, ndërkaq fituesi i turneut do të merret vesh gjatë ndeshjes finale që do të mbahet në orën 18:30.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së