Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë disa ndryshime në procedurat për aplikim, për vizë punë për në Gjermani.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Ambasadës, bëhet e ditur se në vizat e punës për Gjermani nga 1 nëntori ka filluar të bëhet një dallim mes punësimit sipas Rregullores së Punësimit 26 neni 2 dhe fillim të punësimit tjetër kualifikues (kartoni i kaltër i BE-së, aftësim, etj.).
“Nga tani bëhet një dallim ndërmjet punësimit sipas Rregullores së Punësimit § 26 neni 2 (Rregullorja për Ballkanin Perëdimor) dhe fillim të punësimit tjetër kualifikues (kartoni i kaltër i BE-së, aftësim, etj.).
Ju lutemi sigurohuni që të zgjidhni kategorinë e duhur. Për fat të keq, nëse e keni parashtruar kërkesën në kategorinë e gabuar, ne duhet të refuzojmë hyrjen në zyrën e vizave”, thuhet në njoftim.
Tutje, Ambasada e Gjermanisë njofton se “deri më tani është rekomanduar që për parashtrim të kërkesës për vizë për fillim të punësimit sipas Rregullores së Punësimit § 26 neni 2, të kërkoni paraprakisht lejen e punës në Agjencinë Federale të Punës”.
Kjo procedurë do të përfundojë më 1 nëntor 2017. Agjencia Federale e Punës do të përfshihet gjithëmonë në procedurën e vizave nga tani e tutje, njofton Ambasada.
Ambasada e Gjermanisë ka njoftuar po ashtu se “parapëlqimet e lëshuara prej autoriteteve gjermane deri më 1 nëntor 2017 mbeten të vlefshme, por ato nuk trajtohen me prioritet gjatë caktimit të termineve”.
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime