Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kujtuar sot dy vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada theksoi se ndonëse kanë kaluar dy vjet nga sulmi, kryekriminieli serb Milan Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi, transmeton Arbresh.info.
“Dy vjet që nga sulmi i tmerrshëm në Banjska, e megjithatë, Radoičić, i vetëshpallur si udhëheqës i sulmit, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi. Dy vjet që nga vrasja e oficerit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe pavarësisht garancive të ndryshme se autorët e krimit do të mbahen përgjegjës, ende nuk është vënë drejtësi”, thuhet në postimin e ambasadës.
Ndër të tjera, ambasada ka kërkuar që të vendoset drejtësia pa asnjë vonesë.
“Kjo pandëshkueshmëri e dukshme është e papranueshme. Është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme”, thuhet më tej në postim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...