Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar për punëtorinë që trajtoi menaxhimin e lëndëve penale, organizuar për 30 gjyqtarë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
“Gjyqtarët e qarkut të SHBA-së, kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Këshilltari Ligjor Rezident prezantuan praktikat më të mira, që mbulojnë kontrollin e lëndëve, seancat përgatitore, gjykimet e njëpasnjëshme, seancat e dënimit dhe menaxhimin e sallës së gjyqit”, thuhet në njoftim.
Ambasada ndër të tjera ka bërë të ditur se kjo është përpjekje për efikasitet të gjykatave të Kosovës.
“Ky bashkëpunim nënvizon përkushtimin tonë për të rritur aftësitë e gjyqtarëve kosovarë dhe për të përmirësuar efikasitetin e gjykatave”, kanë shkruar ata./Arbresh.info/
The Embassy’s Office of Overseas Prosecutorial Development, Assistance, and Training (OPDAT), in partnership with the Kosovo Justice Academy, held a criminal case management workshop for 30 judges from the Pristina Basic Court. U.S. District Judges, Pristina Basic Court… pic.twitter.com/bRWTHkcO9Q
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 4, 2024
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...