Në një ceremoni rasti ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pranuar një donacion me pajisje nga Ambasada e SHBA-ve, përmes ICITAP/INL.
Përveç tri veturave të përdorura, të cilat do t’i ndahen IPK-së, AKF-së, në listën e pajisjeve të dhuruara janë dhjetëra kompjuterë dhe orendi për zyrë.
Me këtë rast, ministri Mustafa e falënderoi Ambasadën e SHBA-ve për mbështetje të vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në ngritjen e kapaciteteve te organeve ligj zbatuese.
Drejtoresha e INL-it për Kosovë, Tracy Whittington si dhe Menaxherja e Programit të ICITAP-it/Departamenti i Drejtësisë, Kimberly Riffe ri-konfirmuan vazhdimin e mbështetjes për MPB-në, në përmbushjen e obligimeve të tyre ligjore dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë.
Mblidhet Bordi i ZRRE-së
Horoskopi për ditën e sotme
Cristiano Ronaldo shkaktoi kaos në Arabinë Saudite – nuk pra...
Moti me vranësira dhe reshje të herëpashershme në Shqipëri, ...
Trump: Teherani po bisedon seriozisht me Uashingtonin
Mbahet akademi përkujtimore për heronjtë Pajaziti, Zejnullah...