Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka bërë sot thirrje që t’i bashkoheni për të rritur ndërgjegjësimin në parandalimin e trafikimit me qeniet njerëzore.
Në një reagim të saj, kjo ambasadë kërkon që në këtë muaj të rëndësishëm ndërgjegjësimi të merren masa aktive në parandalimin e këtij fenomeni të rëndë.
“Janari është Muaji Kombëtar i Parandalimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe këtë vit shënon 25-vjetorin e Ligjit për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit. Bashkohuni me ne për të rritur ndërgjegjësimin, për të ndërmarrë veprime për të parandaluar këtë shkelje të të drejtave të njeriut dhe për të qëndruar me të mbijetuarit në Kosovë dhe në mbarë botën”./Arbresh.info/
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...
Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki
Negociata të mundshme me Iranin, Netanyahu dhe JD Vance bise...
Hoti pret në takim shefen e UNICEF-it në Kosovë, diskutohet ...