Për negociatat në Bruksel është deklaruar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godrey.
Godrey ka rikonfirmuar ato që ka thënë më parë Stano se ende nuk ka ndonjë marrëveshje, duke shpërndarë reagimin e përfaqësuesit Evropian.
Mirëpo ai ka thënë se mes palëve dialoguese ka pasur një progres të konsiderueshëm drejt arritjes së një marrëveshjeje.
“Jam në kontakt të ngushtë me mikun tim, Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, i cili është në Bruksel për të ofruar mbështetjen amerikane për Dialogun e udhëhequr nga BE. Kjo punë nuk ka përfunduar por është bërë përparim i konsiderueshëm. Palët duhet të jenë fleksibile dhe të vazhdojnë punën për ta çuar këtë në vijën e finishit. Koha është tani”, ka shkruar Godrey./arbresh.info/

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër