Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Mesazh për Ditën e Pavarësisë nga Anu Prattipati

21:22 | 30 Qershor 2026
E H

Ambasada e SHBA-së në Kosovë publikon mesazhin e Chargé d’affaires Anu Prattipati për Ditën e Pavarësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka ndarë një mesazh të Chargé d’affaires, Anu Prattipati, me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në fjalimin e saj gjatë ceremonisë së festimit, Prattipati theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe vizionit për të ardhmen, duke u shprehur se arritjet e deritanishme shërbejnë si bazë për zhvillime të reja.

“Frymëzuar nga ajo që kemi arritur deri tani, ne mund të ndërtojmë një të ardhme të përcaktuar nga mundësitë, e nxitur nga inovacioni dhe e forcuar nga besimi se ditët tona më të mira janë ende përpara. Faleminderit për miqësinë, besimin dhe vizionin tuaj. Gëzuar Ditën e Pavarësisë — dhe për 250 vitet e ardhshme!” u shpreh Prattipati./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale