Ambasada e ShBA-së mesazh lojtarëve: Luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare

15:28 | 31 Mars 2026
E.G

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar disa fotografi që pasqyrojnë atmosferën festive brenda hapësirave të saj diplomatike, në prag të ndeshjes më të rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës që zhvillohet sonte në Prishtinë.

Në njërën prej fotografive të publikuara shihet e Ngarkuara me Punë në Prishtinë, Anu Prattipati, e veshur me fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke simbolizuar mbështetjen për “Dardanët” para përballjes vendimtare.