Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ka njoftuar se fluksi i shtuar i udhëtarëve ka shkaktuar pritje të gjata në pikat kufitare dhe kolona në autostradat e Republikës së Kroacisë.
Sipas postimit të Ambasadës, në të gjitha pikat kufitare ndërkombëtare po zbatohet Sistemi Evropian i Hyrje/Daljes (EES), i cili regjistron automatikisht të dhënat personale, dokumentet e udhëtimit, si dhe kohën e hyrjes dhe daljes së shtetasve të vendeve të treta.
Ambasada bën të ditur se, përmes atasheut të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sefadin Kuçi, është në komunikim të vazhdueshëm me Stacionin Policor në Grude, përgjegjës për zonën ku ndodhen dy vendkalimet kufitare ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...