Ambasada e Kosovës në Zvicër ka një njoftim për ata që duan të vijn në Kosovë

17:06 | 14 Maj 2020
Arbresh.info

Ambasada e Kosovës në Bern të Zvicrës njofton qytetarët se transporti tokësor kërkon pëlqimin paraprak të shtetit tranzit, nisja për në Kosovë mund të bëhet vetëm me pëlqimin e autoriteteve kompetente të Kosovës, ku në bashkëpunim me shtetin dhe ambasadat e huaja sigurojnë kalimin e lirë të personit të caktuar.

“Kohët e fundit ka pasur raste kur shtetasit e Kosovës janë nisur drejt vendlindjes me veturë dhe janë ndaluar në vende si Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, pasi nuk kanë pasur pëlqimin paraprak për të kaluar tranzit nëpër këto vende”- njofton Ambasada e Kosovë në Zvicër përcjell Klan Kosova.

Pra për këtë arsye të gjithë kosovarët që duan të udhëtojnë nga Zvicra për në Kosovë, përmes rrugëve tokësore së pari duhet të aplikojnë në Ambasadën e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale