Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad u bën thirrje shtetasve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Arabinë Saudite, Kuvajt, Bahrein dhe Oman, që të tregojnë kujdes maksimal për shkak të rritjes së tensioneve në rajon.
Ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim, i cili mund të ndikojë në udhëtime dhe situata të tjera të paparashikuara.
Shtetasit e Kosovës këshillohen të:
Ndjekin kumtesat zyrtare dhe udhëzimet e autoriteteve vendore;
Informohen përmes raporteve të mediave zyrtare;
Shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake.
Ambasada do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të njoftojë për çdo zhvillim të ri.
Numri për raste urgjente: +966 53 750 88 35 (Riad).
Raportohet se shefi i Pentagonit po e monitoron operacionin ...
Kryeministri australian: Australia është me popullin iranian
“Nuk kemi marrë pjesë në sulm”, Britania: Iranit nuk duhet t...
Dalin pamje të reja nga Teherani, njerëz në nxitim e kolona ...
Vijon kundërpërgjigja në disa fronte nga Irani, pas Bahreini...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ajatollah Khamenei largohe...