Ambasada e Kosovës në Londër ka njoftuar se ka prezantuar ushqimet tradicionale të Kosovës në një mbrëmje të organizuar nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.
Në njoftimin në Facebook, Ambasada theksoi se ky aktivitet ka promovuar kulturën dhe traditën tonë.
“Një mbrëmje e këndshme e organizuar nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, ku Ambasada e Kosovës në Londër me një prezantim të veçantë ofroi ushqime tradicionale të Kosovës. Ky aktivitet promovoi kulturën dhe traditat tona, duke i dhënë mundësi diplomatëve nga vende të ndryshme të botës të shijojnë shije unike dhe të njohin më shumë për pasurinë e trashëgimisë sonë kulinarie”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...