Ambasada e Amerikës deklarohet për vizitën e Grenell, bën të ditur se do të takojë edhe përfaqësuesit e bizneseve

11:12 | 23 Janar 2020
A Z

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka uruar mirëseardhje të Dërguarit Special të presidentit amerikan, Richard Grenell.

Nga Ambasada e Amerikës në Kosovë është bërë e ditur edhe njëherë se Grenell do të takojë liderët e partive politike në Kosovë si dhe përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve,

“Mirë se erdhe përsëri ambasador Grenell, i Dërguari Special i presidentit i cili do të ketë takime me liderët e partive politike si dhe përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve”, u tha në njoftimin e Ambasadës së Amerikës.

Grenell mbrëmë pati një darkë pune me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, sot takoi liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti teksa pritet që një takim të ngjashëm të zhvillojë pas pak me të parin e LDK-së, Isa Mustafa.

 

Shpërndaje në rrjete sociale