Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka kërkuar nga qeveria e re që të garantojë mbrojtjen e lirisë së medias, duke shprehur shqetësimin për përkeqësimin e situatës në këtë fushë.
Reagimi vjen një ditë pas publikimit të indeksit të Reporterëve pa Kufij, ku Kosova është renditur e 99-ta për lirinë e shtypit – pozicioni më i ulët ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Jemi thellësisht të shqetësuar nga rënia e Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij gjatë dy vjetëve të fundit pas rezultateve të mëhershme mbresëlënëse. Qeveria e re e Kosovës duhet të mbrojë dhe mbajë institucionet e saj demokratike, përfshirë sigurimin e një mjedisi të lirë dhe të respektueshëm që gazetarët të kryejnë punën e tyre, dhe që të punojë me mediat dhe organizatat e shoqërisë civile në draftimin e një ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Medias”, thuhet në reagimin e ambasadës./Arbresh.info
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...