Ambasada Amerikane në Prishtinë ka kujtuar kohën kur dhjetë vite më parë në Kosovë kishte sisteme paralele të drejtësisë.
Shteti mik i shtetit që mbushi ditë më parë 10 vjet ka kujtuar edhe njëherë që do të vazhdojnë mbështetjen për Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, qoftë në sigurimin e pajisjeve të nevojshme në trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“10 vjet më parë kishte sisteme paralele të drejtësisë në Kosovë. Në vitin 2018, ekziston një gjyqësor i vetëm në Kosovë, i integruar, me anëtarët e të gjitha etnive që shtrijnë drejtësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo nuk ishte e lehtë – nga marrëveshja në implementim mori dy vjet dhe puna po vazhdon. Shtetet e Bashkuara do t’ju ndihmojnë Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës dhe gjykatave të reja të integruara në trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke siguruar pajisje të nevojshme, zbatimin e menaxhimit efikas të çështjeve, trajtimin e lëndëve të pazgjidhura dhe punën me shoqërinë civile për të realizuar realitetin e integruar të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë./Arbresh.info/

Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...