Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka përkrahur masat e reja anti-Covid, të miratuara nga Qeveria e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada amerikane deklaron se masat që janë ndërmarrë nga Qeveria, kanë treguar efektin në kontrollimin e përhapjes së koronavirusit.
“Masat parandaluese si ato të publikuara së fundmi nga Qeveria, janë dëshmuar të efektshme në kontrollimin e përhapjes së COVID-19. Me rritjen e numrit të të infektuarve, përfshirë të rinjtë, është koha të kthehemi te gjërat themelore: vendosni maskën, lani duart, mbani distancën. Ne jemi të gjithë në këtë së bashku”, thuhet në postimin e ambasadës.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar masat e reja anti-Covid, të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e mërkurë./arbresh.info/
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...