Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se që nga data 14 mars janë anuluar terminët për viza.
Në njoftimin e Ambasadës së Amerikës u tha se shërbimi me viza do të rifillojë sa më shpejtë që të jetë e mundur, por që nuk kanë ndonjë datë të specifikuar lidhur me këtë.
Gjithashtu u theksua se pagesat e bëra më parë janë të vlefshme dhe mund të përdoren për një aplikim vize brenda një viti që nga data e kryerjes së pagesës.
“Nëse keni ndonjë çështje urgjente dhe keni nevojë të udhëtoni menjëherë, ju lutemi ndiqni udhëzimet e dhëna në Shërbimin e Emërimit të Vizave të Departamentit të Shteteve të Bashkuara për të kërkuar një emërim urgjent”, thuhet në njoftim të Ambasadës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...