Ambasada Amerikane në Kosovës ka bërë të ditur se policët që kanë kryer hetime intenzime e që rezultuan me konfiskimin e rreth 100 pistoletave kanë kryer trajnim nga SHBA-të, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin e ambasadës thuhet gjithashtu se hetimet kishin zgjatuar 3 muaj.
“Pas një hetimi intensiv tre-mujor rreth kontrabandimit ilegal, më 21 mars, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës, ka arrestuar tre persona dhe ka konfiskuar gjithsej 99 pistoleta, medikamente të kontrabanduara, detergjent për larjen e enëve, automjete, municion dhe para”, thuhet në njoftim.
Amabsada ka shkruar gjithashtu se është mirë që aftësitë e këtyre policëve të përdoren për një Kosovë më të sigurt.
“Policët që reaguan dhe hetuan këtë rast kanë pranuar trajnim të sponzorizuar nga SHBA-ja. Është mirë të shohim aftësitë e tyre të vëna në praktikë për të bërë Kosovën një vend më të sigurt”, thuhet në njoftimin e ambasadën Amerikane në Kosovë./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...