Alternativa ka përuruar sot zyrtarisht zyrën e saj të re në qytetin e Mitrovicës.
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes, deklaroi se ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pranisë së Alternativës në një qytet me rëndësi të veçantë strategjike dhe simbolike për vendin, transmeton Arbresh.info.
Ajo bëri të ditur se Alternativa do të garojë me listë të saj për asamblenë komunale në Mitrovicën e Jugut dhe në Veri, si dhe njoftoi publikisht për mbështetjen e plotë të partisë për kandidaturën e ministrit Faton Peci për kryetar të komunës së Mitrovicës.
“Ishte një ditë e mbushur me energji pozitive, shpresë dhe optimizëm për të ardhmen. Para se të vinim në zyrë, kaluam në anën tjetër të Ibrit, ku takuam bashkëatdhetarët tanë që tashmë gëzojnë lirinë e lëvizjes – një arritje e cila tregon përkushtimin e institucioneve dhe qytetarëve për shtet të së drejtës dhe sovranitet cep më cep. Me rastin e ri hapjes së zyres tonë në Mitrovicë, pata kënaqësinë të bëjë publike mbështetjen tonë të plotë si subjekt politik për kandidaturën e Faton Pecit për kryetar të Mitrovicës. Partia Alternativa do të garojë me listë për asamblenë komunale në të dyja anët e qytetit – në Jug dhe në Veri”, ka shkruar Kusari Lila në Facebook./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...
Kryeministri i Grenlandës paralajmëron: Trump ende synon kon...
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare ...
Nga sot turistët në Romë do të paguajnë 2 euro për të parë n...
Rikonfirmimi i Abdixhikut si Kryetar, Agim Veliu: Nuk shpëto...
Melos Zenunaj rikthehet tek Dukagjini