Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Austri ku do të marr pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2023.
Para se të filloj Fourumi, Osmani ka takuar disa të rinj shqiptarë, me të cilët e ka ndarë një fotografi në rrjetin social Facebook.
“Një mëngjes frymëzues në Alpet austriake me të rinjtë e jashtëzakonshëm shqiptarë para Forumit Evropian Alpbach 2023”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se, në këtë Forum, Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor në hapje të Forumit, i cili do të fokusohet në rishikimin e politikës aktuale të zgjerimit, adresimit të sfidave aktuale politike dhe të sigurisë, si dhe avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.
Gjatë Forumit, Osmani do të realizojë edhe një bashkëbisedim me të rinjtë bursistë të Forumit Evropian nga rajoni, diaspora dhe bota, me fokus në zhvillimet e fundit në vend, por dhe qëndrimin e Kosovës karshi zhvillimeve politike në Evropë dhe përtej./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...