Aliu: Punëtorët ishin të pambrojtur, pluhuri i rrezikshëm shkaku i mbulimit të kulmit me sallonit dhe azbest

13:35 | 12 Tetor 2021

Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka njoftuar se janë ndërprerë punimet për rrënimin e një objekti nga Ndërmarrja Publike Banesore në lagjen Lakrishtë në Prishtinë . pasi gjatë rrënimit të një objekti të vjetër, doli se kishte materiale të azbestit e të cilat konsiderohen kancerogjene.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për medie.

“Janë ndërprerë punimet për rrënim shkaku që objektet kanë qenë të mbuluara me materie të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Inspektorët e kanë pa se ndërhyrja është masive dhe ka shkaktuar shumë pluhur. Pluhuri nga mbulimi i kulmit me sallonit dhe azbest mund të jetë rrezik i madh për shëndetin dhe punëtorët që kanë kryer punimet kanë qenë fare të pambrojtur”, ka thënë Aliu.

Madje ai ka deklaruar se në një farë mënyrë është mashtruar drejtoria e Urbanizmit të Komunë së Prishtinës, ngase leja e rrënimit është lëshuar pa e ditur përbërjen e materialit.

“Është kuptuar se është lëshuar leje nga komuna. Gjatë trajtimit të dokumentacionit është vërejtur se leja rrënimit është lëshuar me 6 gusht në bazë të planit të rrënimit. Leja që është lëshuar, është lëshuar duke mos e ditur se ka selonit. Në një farë mënyrë është mashtruar drejtoria e Urbanizmit të komunë së Prishtinës”.“Leja ndërtimore është lëshuar më 16 gusht të këtij viti. Poseduesi i kësaj leje është NPB-ja. Ne kemi kërkuar nga kompania ekzistuese që ka kryer rrënimin, na ka dalë që ekziston kompani tjetër. Meqenëse një kompani private është hisedar si palë i bie që te leja ndërtimore të figurojë edhe hisedari”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara