Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka ngushëlluar familjarët e dy viktimave që humbën jetën sot si pasojë e Covid-19.
Ai përmes një shkrimi në facebook ka thënë se është koha që të shtohet kujdesi dhe të zbatohen në mënyrë strikte masat mbrojtëse.
Postimi i tij i plotë:
Sot, dy ferizajas humbën betejën për jetën, duke u mposhtur nga virusi COVID-19.
N.B dhe Sh. H humbën jetën sot në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt. Ferizaj regjistroi viktimën e katër nga COVID-19.
Ju lutem, është koha e fundit që të shtohet kujdesi dhe të zbatohen në mënyre strikte, masat mbrojtëse!
Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...