Komisioni për Bujqësi Pylltari, Zhvillim Rural ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Në këtë takim njëra nga pikat e renditë të ditës ishte dhe Raportimi i Ministrit të Mjedisit Fatmir Matoshi.
E, deputetja më e zëshme në rastin e rastit të Gurthyesit në Çirezë të Skenderait, Ganimet Musliu tha se Çirezi duhet të jetë shkas për të ngritur vetëdijen rreth punës dhe dhënien e pëlqimeve mjedisore për Gurthyesit që janë duke operuar në Kosovë.
“Nuk guxojmë ta lejmë këtë punë anash. Çirezi duhet të jetë një arsye më shumë pasi që ne kur kemi qenë atje kemi parë se si gurtë kanë renë mbi qatia dhe kjo është shqetësues. Ka edhe shumë Gurthyes të tillë në Kosovë dhe ne duhet të angazhohemi më shumë. Dhe Çirezi duhet të jetë vetëm shkas që të interesohemi edhe më shumë për punën që e bëjnë Gurthyesit në Kosovë”, tha ajo.
Edhe Deputeti nga radhët e LVV-së, Liburn Aliu, ngriti shqetësimin se si jepen pëlqimet mjedisor për gurthyesit në vende.
“Nëse edhe KonterGlobal ka të njëjtin dhënie të lejes se pëlqimit mjedisor sikur Gurthyesi në Çirezë atëherë gjendja do të jetë e tmerrshme në ambient. Duhet të shikohet se si jepen pëlqimet mjedisore për kompanitë e tilla. Para se të jepet pëlqimi mjedisor duhet të jepen disa kritere për këto kompani”, tha Aliu./Arbresh.info/.
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...