Me mbi 19 mijë vota, Agim Aliu i Ferizajt arriti të dalë i pari në zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Ferizaj dhe do të garojë në balotazh me kryetarin aktual, i cili vjen nga radhët e LDK-së, Muharrem Sfarqa.
Në Rubikon të KTV-së në kuadër të debatit me Sfarqën, Aliu tha se në qeverisjen e tij do t’u japë fund padrejtësive që deri tash u janë bërë ferizajasve.
Ai ka thënë se do të krijojë Fondin e Punësimit, që sipas tij, do të fillojë me 500.000 euro.
“Do të krijoj një qëndrueshmëri financiare, bashkëpunim shumë të mirë me bizneset, bashkëpunim i njohur i imi, duke ju krijuar atyre lehtësira në veprim. Do të krijoj Fondin e Punësimit, mundësi shumë e mirë për të rinjtë pasi i gjithë programi im është për të rinjtë”, ka thënë ai.
“Do të ketë ngritje të vazhdueshme, varësisht prej qëndrueshmërisë. Do të filloj me 500.000 euro nga të hyrat vetanake dhe pastaj do të rritet nga viti në vit”, shpjegoi Aliu.
Ai nënvizon ngritjen e cilësisë në arsim dhe ndërtimin e shkollave si prioritete të programit të tij qeverisës.
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...
“Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirin...
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite