Google ADS

Aliu: Borxhet për shpronësim për pronat private janë ulur nga 102 në 24 milionë

16:08 | 10 Korrik 2024
E.H

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, derisa ka folur për borxhet në shpronësim, ka thënë se nga 102.8 milionë euro sa kanë qenë ndaj pronarëve të pronave private, janë ulur në vlerën 24.366 milionë.

Në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, Aliu ka thënë se borxhi total i trashëguar në shpronësim ka qenë 184 milionë euro.

“Borxhet që i kemi trashëguar në shpronësim që kanë qenë në total 184 milionë euro dhe nga të cilat 102.8 milionë kanë qenë për pronarë të pronave private, sot kemi arritur ta zvogëlojmë në vlerën 24.366 milionë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për hekurudhën Durrës-Prishtinë, për të cilën ka thënë se kanë arritur në fazën e gjetjes së varianteve të ndryshme.

“Kemi edhe shfaqjen e interesimit të faktorëve të tjerë financiarë. Ky projekt varësisht prej pozicionit që do të japë, është çështje që më shumë do ta tregojë fizibiliteti se është projekt që pjesa më e madhe është në Republikën e Shqipërisë”, ka thënë ai./eo

Shpërndaje në rrjete sociale