Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, do të realizojë vizitë zyrtare nesër ( e hënë 27 prill) në Prishtinë, me ftesë të Zëvendës Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ahmeti do të shoqërohet nga deputeti dhe Shefi i Kabinetit të tij, Grubi si dhe Kryetari i Komunës së Likovës, Duraku.
Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, Ahmeti do të takojë edhe Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa si dhe Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, por edhe liderët e partive opozitare në Kosovë, transmeton zhurnal.
Kryetari Ahmeti është gjithashtu i ftuar edhe nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) që të debatojë me shoqërinë civile në Kosovë dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në Prishtinë në temën: ‘Çfarë e pret Maqedoninë, shqiptarët dhe rajonin?’.
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale