Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se është i brengosur me sentimentin anti-Shqipëri që po shfaqet në Kosovë.
Ai thotë në T7 se ajo që dëgjon apo e lexon ndonjëherë në mediat kosovare për Shqipërinë e shqetëson jashtë mase.
Ai ka një këshillë për Kosovën.
“Nuk e di, por po e shoh një rritje të ndjenjës anti-Shqipëri në Kosovë. Po i shoh këto që po i thonë disa në emisione e edhe po i shkruajnë. Mua më dhëmbin këto. Çështjet brenda shtëpisë, mbeten brenda shtëpisë dhe fliten aty. Nëna nuk zëvendësohet me asgjë. Dhe këto gjëra, nga e pakta, bëhen të mëdha tani. Kur i kthehesh nënës me fjalë të rënda e hidhëron. Por nëna përsëri të do”, tha ai.
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...