Ministri i punës dhe çështjeve sociale i Serbisë, Aleksandar Vulin është shpallur sot qytetar nderi i Vitisë.
Në një solemnitet të mbajtur në Shtëpinë e kulturës në Kllokot, ka thënë se kjo paraqet “mirënjohje për Serbinë dhe Qeverinë serbe” dhe se është “mënyrë që qytetarët e Vitisë t’i tregojnë Serbisë se janë këtu dhe se Serbia duhet të mendojë për ta, të paktën po aq sa ata mendojnë për shtetin e tyre”.
Mediat serbe raportojnë se në solemnitetin në Kllokot, përveç qytetarëve dhe udhëheqjes së kësaj komune, kanë marrë pjesë kryetarët e komunave serbe të Anamoravës, si dhe “kryeshefi i qarkut kosovaro-anamoravas” Sergjan Mitroviq.
Gjithashtu, ka qenë i pranishëm edhe Kumuceas Georgios, anëtar i Misionit të përhershëm të OSBE-së, i cili gjithashtu është shpallur qytetar nderi i Vitisë dhe kryetari i nderit i Këshillit kombëtar të grekëve të Serbisë, Hristos Aleksopulos, i cili ka marrë mirënjohje të veçantë.
Ndërkohë, Klna Kosova raporton se për ndarjen e këtij çmimi kanë reaguar zyrtarët e pushtetit legal në Viti.
Sipas tyre, ky është akt i strukturave paralele të Vitisë dhe si i tillë është i pavlefshëm.
Ndryshe, Vulin ka qenë drejtor i Zyrës qeveritare serbe për Kosovën dhe para se të bëhet qytetar nderi i Vitisë, është shpallur qytetar nderi edhe i Mitrovicës veriore dhe i Leposaviqit./Arbresh.info/
Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...
Nga Doha në Madrid, zbulohet lokacioni i ri i Finalissimas m...
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...